Ndërlidhjet

NJU JORK


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj tha se është takuar me të gjithë përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit, përfshirë dhe ata të 5 vendeve anëtare të përhershme.
Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, Mustafaj tha se është e pamundur të vendoset një kalendar për miratimin e rezolutës së re për Kosovën, dhe shtoi se shqiptarët në Kosovë nuk duhet të tregohen të paduruar.
Shefi i diplomacisë shqiptare tha se Shqipëria dhe shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë të parët që të pranojnë dhe dëshmojnë se Kosova është rast unik.
"Kosova mund ta fitojë pavarësinë vetëm duke qenë si rast unik", tha ministri Mustafaj për Radio Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG