Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se trupat amerikane do të pësojnë nëqoftëse Kongresi nuk i miraton fondet për luftën. Bushi sot i bëri thirrje Kongresit të miratojë financimin e luftës pa caktuar afate për tërheqjen e trupave.
Po sot, presidenti Bush tha se udhëtimi i kryetares së Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi në Siri po dërgon "sinjale të përziera", të cilat i minojnë përpjekjet për të izoluar presidentin e sirian Bashar Assad.
Ai i bëri këto komente ndërsa Pelosi e filloi vizitën dy ditëshe në Damask.
Uashingtoni e akuzon Sirinë për ndërhyrje në Irak dhe Liban dhe sponsorizim të terrorizmit. Damasku i ka mohuar këto akuza.
XS
SM
MD
LG