Ndërlidhjet

KIEV


Kriza politike në Ukrainë është thelluar pas vendimit të presidentit Yushchenko për shpërndarjen e parlamentit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Parlamenti, që dominohej nga mbështetësit e kryeministrit Viktor Yanukovych kundërshtoi vendimin e presidentit duke miratuar masat që bllokojnë financimin e zgjedhjeve të parapara për 27 maj. Parlamenti gjithashtu i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të presidentit Yushchneko.
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje forcave politike në Ukrainë që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë ligjin, ndërsa Rusia u bëri thirrje palëve që të arrijnë një kompromis.
XS
SM
MD
LG