Ndërlidhjet

BERLIN


Një grua që udhëtonte nga Dusseldorfi në Kosovë me foshnjen e saj tre muajshe, u shoqërua në polici, pasi në pelenat e fëmijës policia gjeti 100 mijë euro.
Dyshimet lindën kur fëmija disa herë kaloi nëpër detektorin, i cili reagonte në metal. Oficerët më pas i gjetën paratë e mbështjella në një foli alumini. Hetuesit zbuluan se paratë vinin nga një firmë e falimentuar, që i përkiste një familjari të gruas, e cila u përpoq t'i nxjerrë eurot nga Gjermania. Prokurorët tash hetojnë ish drejtorin e firmës për shkelje ligjore.
XS
SM
MD
LG