Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku shprehu sot pakënaqësinë, që presidentit Fatmir Sejdiu nuk i është dhënë mundësia për tu paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në sesionin ku kryenegociatori Martti Ahtisaari paraqiti propozimin e tij për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Megjithatë, kryeministri përshëndeti qëndrimin e shumicës së vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, që sipas tij, kanë mbështetur planin e Ahtisaarit, ndërkohë që paralajmëroi se në javët në vijim do të ketë përpjekje për të vonuar dhe komplikuar zgjidhjen e statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG