Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi Komunal i Deçanit ka bërë të ditur se do të shpërblejë me 2000 euro të gjithë ata që ofrojnë informacione lidhur me shpërthimin e së premtës së kaluar në afërsi të Manastirit të Deçanit. Në një komunikatë për opinion, thuhet se kryetari I Kuvendi Komunal, Nazmi Selmanaj, e ka marrë përsipër këtë nismë me qëllim që të zbardhet e vërteta dhe të identifikohen përgjegjësit e këtij akti. Autoritetet ndërkombëtare dhe vendore të rendit deri tash kanë qenë të përmbajtur në prononcimet e tyre mbi cakun e shpërthimit, duke thënë se hetimet janë ende duke vazhduar.
XS
SM
MD
LG