Ndërlidhjet

DAMAS


Kryesuesja e Domës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi sot pritet të takohet me presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad. Zonja Pelosi tha se vizita e saj është hap i rëndësishëm drejt ripërtritjes së dialogut me Damaskun. Por kjo është kritikuar nga presidenti George Bush, që ka thënë se kjo vizitët dërgon "sinjale të përziera" që i vështirësojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për izolimin e presidentit Bashar al-Asad. Uashingtoni e akuzon Sirinë për ndërhyrje në Irak dhe në Liban dhe për sponsorizim të terrorizmit.
XS
SM
MD
LG