Ndërlidhjet

logo-print

DAMASK


Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi u takua sot në Damask me presidentin e Sirisë Bashar al Assad. Përfaqësuesja e lartë e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, tha se kjo vizitë është hap i rëndësishëm drejtë rivendosjes së dialogut me Sirinë. Sipas saj, Siria dëshiron mbajtjen e bisedimeve për paqe me Izraelin.
Presidenti George Bush ka thënë se vizita dërgon "sinjale të përziera" që pengojnë përpjekjet për izolimin e Sirisë, që Uashingtoni e akuzon për ndërhyrje në Irak dhe Liban.
XS
SM
MD
LG