Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara dhe Shërbimi Policor i Kosovës janë vënë në kërkim të një terroristi të dyshuar, Ismail Prentiq, qytetar nga Serbia i kombësisë boshnjake, për të cilin besohet se gjendet në Kosovë. Tomas Lee, zëdhënës i policisë ndërkombëtare tha se Prentiq, "besohet të jetë një terrorist i përkushtuar".
Duke u bazuar në njoftimet e policisë serbe Lee tha se "Prentiq dyshohet të ketë qenë pjesëtar i një kampi për trajnimin e terroristëve nën udhëheqjen e lëvizjes Vahhabi dhe besohet të ketë planifikuar një sulm vetëvrasës në Novi Pazar".
Autoritetet serbe me 19 mars kanë deklaruar se e kanë zbuluar kampin dhe që prej atëherë Prentiq besohet se ka ikur në Kosovë.
XS
SM
MD
LG