Ndërlidhjet

TEHERAN/LONDËR


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad tha sot se 15 ushtarët britanikë të arrestuar nga forcat iraniane në Gjirin Persik janë falur dhe do të lirohen. Paralajmërimi i papritur u bë në konferencën e sotme për shtyp në Teheran. Disa minuta më herët, ai tha se Irani nuk do të lejojë askend që të prek kufijt e vendit.
Grupi i ushtarëve u arrestua me 23 mars, me akuzat se kanë hyrë ilegalisht në ujërat e Iranit. Britania i kishte hedhur poshtë akuzat duke thënë se ata ishin në ujërat e Irakut, sipas rezolutës përkatëse të KS të Kombeve të Bashkuara.
Aktualisht ata ndodhen në Ministrinë e Jashtme të Iranit dhe nesër pritet t'i dorëzohen ambasadës britanike.
Kryeministri britanik Tony Blair e mirëpriti vendimin e Teheranit.
"Nuk ua duam të keqen njerëzve të Iranit. Mosmarrëveshjet që kemi me qeverinë në Teheran dëshirojmë t'i zgjidhim paqësisht përmes dialogut" tha Blair.
XS
SM
MD
LG