Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit pritet të dërgojë një mision fakt-mbledhës në Kosovë nga fundi i prillit, për ta vlerësuar situatën në terren, tha kryesuesi i Këshillit.
Ambasadori britanik Emyr Jones Parry tha se ai po konsultohet me 14 anëtarët tjerë të këshillit, përpara se të sugjerojë udhëheqësin dhe kohën e misionit.
"Do të prisja që gjatë muajit prill, një mision i Këshillit të Sigurimit të qëndrojë në Prishtinë dhe Beograd", tha Jones Perry.
Lidhur me sancën e Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës, Parry tha se "diskutimi ishte informativ, sepse i demonstroi këshillit se sa e ndjeshme është kjo çështje, dhe sa me kujdes presidenti Ahtisaari i ka formuluar propozimet e veta".
"Ne jemi të shqetësuar për coptimin e një shteti. Por njëkohësisht, shumica në këshill e kuptojnë se kemi ardhur në pikën ku propozimi i presidentit Ahtisaari është hap logjik dhe politikisht i domosdoshëm", deklaroi ambasadori britanik.
"Ne mendojmë se propozimet e z. Ahtisaari janë të arsyeshme dhe plotësisht i mbështesim. Mendojmë se janë përdorur të gjitha opcionet e mundshme", tha Jones Parry.
XS
SM
MD
LG