Ndërlidhjet

BANJA LLUKË


Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes Milorad Dodik tha se qeveria e tij do të bëjë çmos që të ruajë paqen dhe stabilitetin në territorin e Republikës Serbe, pavarësisht se cili do të jetë vendimi për statusin e Kosovës. Ai u takua me Ndihmës Nënsekretarin amerikan të Shtetit Daniel Fried.
"Ata u pajtuan se vendimi për statusin e Kosovës nuk duhet të çojë në përkeqësim të situatës dhe të raporteve në këtë pjesë të Evropës" u njoftua përmes një komunikate, të lëshuar pas takimit të tyre.
XS
SM
MD
LG