Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se ai e din që amerikanët janë të shqetësuar për shkak të luftës në Irak, dhe pyeten nëse Shtetet e Bashkuara do t'ia dalin mbanë.
Në një fjalim para trupave, disa nga të cilat do të stacionohen në Irak, Bush tha se përpjekjet për të caktuar "afate artificiale" për tërheqje nga Iraku, i bëjnë më të cënueshme trupat.
Dhoma Përfaqësuese dhe Senati miratuan ligje për kufizimin e shpenzimeve të luftës dhe caktimin e afateve për tërheqje, por Bush tha se do të vërë veto.
"Armiku nuk e mat konfliktin në Irak me afate. Ata planifikojnë të na luftojnë, dhe ne duhet të luftojmë përkrah irakianëve. Është e rrezikshme strategjia, e cila e inkurajon këtë armik që të presë të largohemi. Është rrezik për trupat tona. Është rrezik për sigurinë e vendit tonë. Andaj, kjo nuk do të përligjet", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG