Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Presidenti afgan Hamid Karzai tha se është takuar me militantët talebanë në përpjekje për të vendosur paqen në vend.
Karzai nuk dha detaje rreth takimit apo bashkëbiseduesve.
Ai kërkoi nga militantët fondamentalistë islamikë të heqin dorë nga armët dhe t'i bashkangjiten qeverisë së tij, por shtoi se ai nuk do të ulej të bisedonte me militantët e huaj në Afganistan.
Në të tjera zhvillime policia afgane tha se shtatë persona kanë humbur jetën në një shpërthim vetëvrasës në Kabul.
XS
SM
MD
LG