Ndërlidhjet

XHAFERI: PRECEDENT ËSHTË KUNDËRSHTIMI I PAVARËSISË SË KOSOVËS


Arbër XHAFERI, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

RADIO EVROPA E LIRË
Z. Xhaferi, si i shihni zhvillimet rreth statusit të Kosovës. Sa është Kosova afër synimit të saj për formimin e shtetit të pavarur ?

ARBËR XHAFERI
Negociuesit kosovarë kanë bërë kompromise të mëdha për të arritur një marreveshje, jo vetëm me serbët, por edhe me faktorin ndërkombëtar. Meqë përmendet Kosova si shtet i pavarur, kjo në fakt tregon një kompromis të madh që shqiptarët në këtë fazë te procesit historik e kane treguar, një tolerancë të admirueshme në bisedimet e Vjenës. Situata rreth Kosovës në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit u komplikua për shkak të interesave vulgare të të tjerëve, të cilët dëshirojnë që përmes Kosovës t'i hapin temat tjera apo t'i zhvillojnë interesat e tyre. Pra, reagimi i Rusisë kohëve të fundit nuk ka të bëjë me precedentin kosovar, pasi precedent ishte shthurja e ish Jugosllavisë dhe pavarësimi i të gjitha njësive konstituive federative, precedent është reagimi i të tjerëve kundër pavarësimit të Kosovës, pasi reagime të ngjashme nuk kishte kur u vendos të pavarësohen Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, e kështu me rradhë. Me pavarëesimin e Kosovës, në fakt pavarësohet edhe Serbia.Unë mendoj se zvarritjet dhe telashet që bëhen janë në funksion të blerjes së kohës, mirepo kjo taktikë askund nuk çon, pasi nuk mund të ndryshohet vendimi që duhet ta afirmojë të drejtën e qytetarëve të Kosovës që të vendosin vetë për fatin e saj.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë është vlerësimi juaj sa i përket qendrimit të palës serbe, e në veçanti tç kryeministrit Koshtunica pas mbledhjes së Këshillit të
Sigurimit të OKB-se?

ARBËR XHAFERI
Opimizmin që e shprehu kryeministri depresiv serb Koshtunica pas daljes nga mbledhja e KS të OKB-së, ishte i kotë, më tepër në funksion të krijimit të një iluzioni se sa për shpjegimin e atmosferës që ka mbretëruar në këtë seancë. Optimizmi i tij i ngjante njeriut që bie nga kati i 20-të dhe diku në katin 10-të ai me optimizëm konstaton se qenka në katin e 10-të, por rënia e tij do të vazhdojë pasi vendimi për pasvarësi të Kosoves është vendim i drejtë në të gjitha Parlamentet.

RADIO EVROPA E LIRË
Analistët, por edhe politikanët nga Maqedonia thonë se zgjidhja e statusit të Kosovës paraqet një element shumë të rendesishëm edhe për të ardhmen e Maqedonise. Sa ka gjasa që qeveria e Maqedonisë të pershëndesë apo të njohë pavarësinë e Kosovës?

ARBËR XHAFERI
Maqedonia tashmë e ka kuptuar se nga Kosova vijnë ndikime pozitive dhe stabilizuese për vetë Maqedoninë. Pra, nga Kosova drejt Maqedonisë vijnë vibracione pozitive, dhe këtë tashmë e di fare mirë klasa politike në Maqedoni. Mendoj se në interes të Maqedonisë do të ishte që t'i përkaiste aleancës së shteteve më demokratike, të grumbulluara rreth Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

RADIO EVROPA E LIRË
Z. Xhaferi, opozita ka akuzuar PDSH-në se gjatë ndarjes së pushtetit nuk e ka marrë hisen e duhur. Cili është vleresimi juaj se janë apo jo duke marrë hisen e duhur shqiptarët e Maqedonisë në të gjitha segmentet shoqërore dhe shtetërore?

ARBËR XHAFERI
Mendoj se hisja duhet të perkufizohet, duhet të matet. Nuk mund të zhvillohet një debat abstrakt lidhur me këtë çështje, por duhet të maten aspektet pozitive apo negative. Në periudhën e deritashme, përmes angazhimit të pergjegjshem të PDSH-së dhe këtë mendim e ndajnë edhe analistët me kritikë dhe neutralë, se shqiptaret në këtë fazë kanë arritur shumë me tepër se sa në qeverisjen katërvjeçare të BDI-së dhe LSDM-së në periudhën 2002-2006. Pra, nuk mund të bisedojmë për standarde dhe kërkesa abstrakte, por mund të bisedojmë për avansime konkrete të proceseve, që do të përfundojnë me afirmimin e qenies dhe interesave të popullit shqiptar në Maqedoni.

RADIO EVROPA E LIRË
Në fushatën e zgjedhjeve parlamentare është thënë se PDSH-ja do të angazhohet në tre segmente kyçe, përfaqesimin e shqiptarëve në isntitucionet e sistemit, përdorimin e gjuhës shqipe dhe zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Çfarë është duke u bërë në këtë drejtim?

ARBËR XHAFERI
Proceset janë duke u zhvilluar në kahjen pozitive. Ate që ka premtuar PDSH-ja, do ta realizojë ashtu siç ka qenë gjatë qeverisjes së vitit 1998-2002.

Intervistoi, Zërijeta Hajro-Jahjaga
XS
SM
MD
LG