Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka thënë se Këshilli i Sigurimit i KB, asnjëherë Serbisë nuk do t'ia marrë Kosovën.
"Kjo nuk mund të ndodhë. Ka shtetet të cilat e kanë fuqinë të mos lejojnë të krijohet kaos dhe të rrënohet rendi ndërkombëtar", ka thënë Koshtunica. Ai shfaqi shpresën se pas festave të Pashkëve mund të arrihet zgjidhje për formimin e qeverisë së re. Koshtunica shtoi se formimi i qeverisë së re serbe do të jetë i rëndësishëm për shkak të siç tha, "vazhdimin e negociatave për Kosovën".
Zgjedhjet në Serbi u zhvilluan më 21 janar, por deri tash Beogradi nuk ka arritur të formojë qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG