Ndërlidhjet

BAGDAD


Irani nuk ka lejuar aeroplanin e kryeministrit irakian, Nuri al Maliki, të kalonte në hapësirën ajrore iraniane. Arsyet për këtë vendim nuk dihen, bëjnë të ditur burimet pranë al Malikit. Për pasojë është shtyrë vizita e kryeministrit irakian në Japoni.
Në të tjera zhvillime 20 persona humbën jetën si pasojë e një numri shpërthimesh në pjesë të ndryshme të Irakut. Njoftohet dhe për katër ushtarë amerikanë të vdekur nga shpërthimi i një automjeti në rajonin e Dixhalës. Mbi 3270 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Irak që nga viti 2003.
XS
SM
MD
LG