Ndërlidhjet

PRISHTINË


Arben Qirezi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku thotë se pritet që më 19 prill do të bëhet një vizitë e ambasadorëve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ai mëtutje i tha Radios Evropa e Lirë se konsiderojmë se "ndoshta kjo vizitë bëhet me qëllim të zvarritjes së vendimit për statusin final të Kosovës". Zoti Qirezi mëtutje shprehet se nuk "kemi arsye që ti frikësohemi një vizie të këtillë pasi Kosova ka bërë përparim të madh në të gjitha fushat për të cilat kemi qenë të interesuar dhe kemi punuar së bashku me UNMIK-un, me BE-në, me SHBA-të, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG