Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT/UASHINGTON


Sot në mbarë botën të krishterët katolikë dhe ortodoksë festuan Pashkët. Papa Benedikti i 16-të, në ditën e Pashkëve, ka mbajtur një fjalim, për konfliktet në gjithë botën. Gjatë meshës së tij tradicionale "Urbi et orbi", Papa shprehu keqardhje për "vrasjet e vazhdueshme" në Irak dhe për "trazirat në rritje dhe jostabilitetin" në Afganistan. Ai theksoi perspektivën e zymtë për paqe në Somali, por tha se ka "shenja të shpresës" në dialogun ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve". Presidenti amerikan, George Bush tha se është lutur për sigurinë e trupave amerikane gjatë një meshe të Pashkëve në bazën ushtarake në Teksas. Aktualisht mijëra ushtarë amerikanë janë të vendosur në Irak dhe në Afganistan.
XS
SM
MD
LG