Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Nga një varg sulmesh në Irak sot janë vrarë së paku 23 vetë, ndërsa, në 24 orët e fundit, janë gjetur së paku 18 trupa të pajetë. Prej zhvillimeve të tjera në Irak, veçojmë lajmin se ushtria britanike sot e ka bërë dorëzimin e bazës kryesore në qytetin jugor të Irakut, Basra. Kjo bazë i është dorëzuar ushtrisë së Irakut. Ky veprim është bërë në kuadër të planeve graduale për tërheqje të ushtrisë britanike nga Iraku. Armata e Irakut ka njoftuar se forcat e saj së shpejti do ta marrin kontrollin edhe ndaj bazave të tjera britanike në Basra dhe përreth saj.
XS
SM
MD
LG