Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një delegacion i Shteteve të bashkuara, i udhëhequr nga ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Bill Richardson ka arritur sot në Korenë Veriore. Zoti Richardson tha se udhëtimi ka për qëllim sigurimin e lirimit të mbetjeve të ushtarëve amerikanë, që ishin vrarë gjatë Luftës së Koresë në vitet e 50-ta. Bill Richardson, që synon nominimin e demokratëve për zgjedhjet për president amerikan, këtë vizitë po e bën me miratimin e administratës së presidentit Bush. Kjo vizitë po bëhet para mesit të prillit, afat ky brenda së cilit Koreja Veriore duhet ta eliminojë programin e vet bërthamor, sipas marrëveshjes së arritur në shkurt të këtij viti.
XS
SM
MD
LG