Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Përfundoi punimet Kongresi i Partisë Socialiste. Kongresi hodhi poshtë projektrezolutën e paraqitur nga deputeti Petro Koci. Deputeti Koci e quajti të paprecedent hedhjen poshtë të kërkesës së tij për votim të fshehtë. Ai tha se do t'i drejtohet anëtarëve të Partisë Socialiste për të mbajtur referendum lidhur me ndryshimet në statut. Zoti Koci është shprehur hapur kundër qëndrimeve të kryetarit aktual socialist Edi Rama. Sekretari politik Ben Blushi pa sukses u përpoq për gjetjen e një rruge të mesme mes dy grupeve kundërshtare.
Në fjalën e tij kryetari socialist Edi Rama tha se asnjë kandidat për president nuk do të jetë konsensual nëse do të jetë nga shumica qeverisëse.
Edi Rama dhe Shkelqim Meta do jenë dy kandidaturat për kryetar të partisë në votimin e majit.
XS
SM
MD
LG