Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha sot se vetëm ata që janë jashtë rrjedhave dhe nuk e dëshirojnë Kosovën në rrjedhë normale të jetës dhe stabilitetit mund të prishin sigurinë në këtë kohë.
“Me rëndësi është që klima e përgjithshme është e mirë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme, që kemi një kujdes të veçantë të forcave të sigurisë, që merren me sigurinë e përgjithshme dhe stabilitetin e vendit, sa i përket edhe aspekteve të tjera, sepse mund të ketë edhe dikush që është i krisur që dëshiron diçka tjetër”, tha Sejdiu, pas takimit me komandantin e KFOR-it Roland Kather, i cili u zotua se KFOR-i do të bëjë gjithçka për të ofruar siguri në Kosovë.
Kather tha se nuk ka indikacione se në ditët e javët e ardhshme mund të ketë prishje të situatës së sigurisë.
XS
SM
MD
LG