Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Pandeli Majko dha dorëheqje nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë, njëkohësisht edhe nga posti i kryetarit të grupit parlamentar të partisë. Majko nuk dha asnjë arsye për këtë vendim.
Dorëheqja e Majkos nga të dyja postet u bë një ditë pas kongresit të IX të Partisë Socialiste, ku u hodh poshtë propozimi i një grupi deputetësh, në mesin e të cilëve ishte edhe Majko, për shtyrjen e kongresit pas zgjedhjes së presidentit.
Kryeministri Sali Berisha e cilësoi vendimin e Majkos si lëvizje brenda opozitës. Kryetari i PS Edi Rama nuk ka bërë asnjë koment.
XS
SM
MD
LG