Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani tha se nuk do të pezullojë asnjë aktivitet për pasurimin e uraniumit dhe u bëri thirrje fuqive botërore që të pranojnë "realitetin e ri".
"Mendojmë se palët tjera duhet të kuptojnë realitetet e reja dhe nëse kanë diçka të re për të thënë, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në negociata pa kushte për gjetjen e zgjidhjes rreth çështjes bërthamore" tha Ministri i Jashtëm i Iranit Manuchehr Mottaki.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë përsëritur kërkesat që Irani të pezullojë aktivitetet për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG