Ndërlidhjet

KABUL


Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se 4 ushtarë janë vrarë dhe 19 janë plagosur kur militantët talebanë sulmuan një konvoj ushtarak në jug të Afganistanit. Sulmi ndodhi një ditë pasi shtatë ushtarë të NATO-s u vranë në dy sulme në krahinën Kandahar.
Po sot, Australia paralajmëroi dërgimin e qindra trupave shtesë në Afganistanin jugor. Kryeministri John Hovard tha se deri në mesin e vitit, numri i përgjithshëm i trupave australiane në Afganistan do të arrijë në 950.
XS
SM
MD
LG