Ndërlidhjet

NJU JORK


Diplomatët e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë shkëmbyen ofendime në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB gjatë debatit për Gjeorgjinë, ku rajoni i Abkazisë dëshiron autonomi. Ambasadori rus Vitaly Churkin e ndërlidhi gjendjen atje me Kosovën.
"Ne duhet të flasim me të dyja palët. Në rastin e Kosovës, nëse bashkësia ndërkombëtare do të dëgjonte palën serbe, jam i bindur se nuk do të kishte fare plan të Ahtisarit" tha Churkin.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Alejandro Wolff e akuzoi kolegun rus për "analogji të pabazë të Abkazisë me Kosovën".
XS
SM
MD
LG