Ndërlidhjet

CASABLANKA


Tre terroristë të dyshuar kanë hedhur veten në erë, ndërsa i dyshuari i katërt është qëlluar për vdekje gjatë një bastisje të policisë në qytetin maroken Casablanca.
Zyrtarët thanë se edhe një oficer policie ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit, ndërsa të paktën 10 civilë janë plagosur. Operacioni i policisë ishte i drejtuar kundër të dyshuarve, që ndërlidhen me sulmin vetëvrasës muajin e kaluar në Casablanca.
XS
SM
MD
LG