Ndërlidhjet

BEOGRAD


Rezoluta e re për Kosovën pritet të miratohet "nga fundi i pranverës, apo fillimi i verës", dhe ajo do t'i "hapë dyert për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën", deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Michael Polt.
Polt tha se "Këshilli i Sigurimit e ka filluar punën në hartimin e draftit të rezolutës përkatëse".
"Ideja është që të vijmë deri tek rezoluta për Kosovën, dhe ende bisedojmë si të arrihet tek ajo. Besojmë që plani i Ahtisaarit nuk është vetëm një plan i shkëlqyer, por është edhe një plan i drejtë dhe i arsyeshëm, i cili ofron zgjidhje, të cilat deri më tash askush nuk ka mundur t'i gjejë", tha ai.
Polt vlerësoi se status-quo-ja në Kosovë është e "papranueshme dhe nuk do t'i sjellë kurrfarë dobie as shqiptarëve në Kosovë, dhe as Serbisë".
Lidhur me diskutimet në Senatin amerikan mbi projekt rezolutën e 4 senatorëve, të cilët e mbështesin pavarësinë e Kosovës, ambasadori Polt tha se ata do ta dëshmojnë konsenzusin e gjerë e të pranueshëm që ekziston për Kosovën në Kongresin amerikan.
XS
SM
MD
LG