Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Kryeministri Sali Berisha tha sot se nënshkrimi nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush të legjislacionit për mbështetjen e zgjerimit të NATO-s është vlerësim për reformat e ndërrmarra nga Shqipëria.
"Ky është inkurajim shumë i madh për Shqipërinë në përpjekjet për të arritur standardet dhe për të plotësuar kriteret e domosdoshme për të merituar ftesën në Samitin e Bukureshtit, ku edhe do të vendoset rreth zgjerimit të NATO-s" tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Bush nënshkroi dje ligjin që rithekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me pesë anëtarë të rinj, në mesin e të cilëve edhe Shqipëria.
XS
SM
MD
LG