Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy ushtarë amerikanë u vranë në luftimet e fundit dhe sulmet me bomba të militantëve në Bagdad. Vrasjet ndodhën në ditën e luftimeve më të ashpëra në kryeqytetin e Irakut që nga fillimi i operacioneve për rivendosjen e sigurisë, gjatë shkurtit.
Më herët, ushtria amerikane njoftoi se katër ushtarë irakianë janë vrarë dhe 16 amerikanë janë plagosur.
Po sot, presidenti Jalal Talabani tha se qeveria është në bisedime me pesë grupe të kryengritësve dhe po provon t'i bind që të ndërpresin sulmet dhe t'i bashkohen procesit politik.
XS
SM
MD
LG