Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë i ka dërguar një notë proteste qeverisë së Gjermanisë, duke vlerësuar se ambasadori Zobel "në mënyrën më të vrazhdët ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Serbisë. Pas mbledhjes së sotme, qeveria serbe njoftoi se pret sqarime nga qeveria gjermane.
"Ambasadori Zobel në shumë mënyra e ka ngritur çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, dhe çështjen e mosndryshimit të kufijv e të saj", thuhet në njoftim.
Po sot, ambasada gjermane lëshoi një deklaratë, ku thuhet se vërejtjet e ambasadorit janë "keqkuptuar" dhe janë "nxjerrë nga konteksti".
XS
SM
MD
LG