Ndërlidhjet

BAGDAD


Një shpërthim e ka tronditur ndërtesën e Parlamentit irakian në Zonën e Gjelbërt të Bagdadit. Raportohet se dy ligjvënës e kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur brenda restorantit të ndërtesës, në kohën kur ligjvënësit ishin duke ngrënë drekën.
Në vendin e ngjarjes ishte korrespondentja e Radios Evropa e Lirë Layla Ahmad. "Kur ishim duke dalur nga ndërtesa, rreth orës 14.30, një shpërthim e tronditi vendin ku ndodheshim. Shpërthimi ndodhi në brendi të ndërtesës. asat e sigurisë janë shtuar, ndërsa të punësuarit dhe gazetarët u ndaluan të largohen nga parlamenti", tha korrespondentja e Radios Evropa e Lirë.
Sulmi paraqet goditjen më të madhe në Zonën e Gjelbërt, mjaft të fortifikuar, ku ndodhen kabineti i Irakut, presidenca, parlamenti, Ministria e Mbrojtjes dhe Gjykata e Lartë e Krimeve. Në zonën e lartpërmendur gjenden edhe ambasada amerikane dhe britanike.
Po sot, një sulmues vetëvrasës me kamion bombë në një urë mbi lumin Tigër, mori jetën e të paktën 10 njerëzve, ndërsa mbi 20 u plagosën. Kamioni ishte i parkuar në mes të urës përpara se të eksplodonte.
XS
SM
MD
LG