Ndërlidhjet

TOKIO


Kryeministri kinez, Wen Jiabao ka bërë thirrje për marëdhënie më të mira me Japoninë, duke thënë se populli kinez dëshiron të "ekzistojë në miqësi me popullin japonez".
Por, në fjalimin e tij në Parlamentin e Japonisë, Wen Jiabao kërkoi që Japonia të mos i harrojë agresionet ushtarake të së kaluarës, duke thënë se invadimi i Kinës nga ana e Japonisë, shekullin e kaluar, ishte "katastrofë" për popullin kinez. Fjalimi i Jiabao në parlamentin japoniez, ishte i pari që një lider kinez e mbajti në 20 vitet e kaluara.
XS
SM
MD
LG