Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës u lëndua gjatë një sulmi me armë zjarri kundër një veture të këtij shërbimi, e cila ishte në përcjellje të drejtorit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Anton Berisha. Në njoftimin e SHPK-së thuhet se autoritetet e rendit kanë arritur të arrestojnë tre shqiptarë të Kosovës nën dyshimin se janë të përfshirë në këtë sulm, që ka ndodhur në orët e pasditës në fshatin Balincë të komunës së Malishevës.
Qeveria e Kosovës e ka dënuar, siç thuhet në një komunikatë për media, ripërsëritjen e aktit kriminal kundër Berishës dhe uniformave blu, duke e cilësuar atë si akt të papranueshëm dhe të patolerueshëm.
Qeveria ka vlerësuar se "në këtë kohë të intensifikimit të procesit të statusit përfundimtar të Kosovës është e domosdoshme ruajtja e qetësisë si dhe një ambienti me tolerancë zero ndaj dhunës dhe akteve kriminale".
Sulmi i parë kundër zotit Berisha ka ndodhur më 28 shkurt, në magjistralen Prishtinë-Pejë.
XS
SM
MD
LG