Ndërlidhjet

TOKIO


Kryeministri kinez, Ven Jiabao ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira me Japoninë, duke thënë se populli kinez dëshiron të "ekzistojë në miqësi me popullin japonez".
Por, në fjalimin e tij në Parlamentin e Japonisë, Ven Jiabao kërkoi që Japonia të mos i harrojë agresionet ushtarake të së kaluarës, duke thënë se invadimi i Kinës nga ana e Japonisë, shekullin e kaluar, ishte "katastrofë" për popullin kinez. Fjalimi i Jiabao në parlamentin japoniez, ishte i pari që një lider kinez e mbajti në 20 vitet e kaluara.
XS
SM
MD
LG