Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi të dërgojë një mision në Kosovë në fund të muajit prill. Në përbërje të misionit do jenë ambasadorët, apo zëvendësit e tyre të 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Emir Jones Perry, vendi i të cilit ka dhe kryesinë e rradhës së Këshillit tha se homologu i tij, ambasadori i Belgjikës në Kombet e Bashkuara, Johan Verbeke do të drejtojë delegacionin, që do të arrijë në Kosovë në fund të javës së fundit të prillit.
Misioni do të zhvillohet në kohën kur Këshilli i Sigurimit i KB është njohur me propozimin e Ahtisarit për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën dhe duhet të marrë një vendim për të ardhmen e Kosovës.
Misioni fillimisht u kërkua nga Rusia duke u quajtur mision faktmbledhës, derisa Britania e ka quajtur mision familjarizimi.
XS
SM
MD
LG