Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


"Kosova nuk krijon precedent që do të mund të zbatohej në Abkazi", tha kryeministri i Gjeorgjisë, Zurab Nogaideli gjatë një paraqitjeje në Institutin Karnegi për Paqe në Uashington.
Duke folur për anëtarësimin e mundshëm në NATO të Gjeorgjisë Nogaideli theksoi se kjo nuk duhet të paraqes problem për Rusinë pasi është një çështje ndërmjet Tbilisit dhe Aleancës Veriatlantike.
Marrëdhëniet Gjeorgji-Rusi janë përkeqësuar pas revolucionit demokratik në Gjeorgji që largoi nga pushteti klasën pro-ruse.
Që nga aja kohë Moska është përpjekur të krijojë probleme ekonomike dhe politike për Tbilisin, siç janë mbështetja për shkëputje që i japin Abkazisë dhe Osetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG