Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi ta dërgojë një mision në Kosovë në fund të muajit prill. Në përbërje të misionit do jenë ambasadorët, apo zëvendësit e tyre të 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ambasadori i Britanisë, Emir Jones Perry, vendi i të cilit këtë muaj e kryeson Këshillin e Sigurimit, u tha gazetarëve se ambasadori i Belgjikës në Kombet e Bashkuara, Johan Verbeke do ta drejtojë delegacionin, që do të arrijë në Kosovë në pjesën e dytë të këtij muaji. Ky mision po bëhet në periudhën kur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka filluar debati për propozimin e Ahtisaarit, për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
Këtë mision e ka kërkuar Rusia.
XS
SM
MD
LG