Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi ta dërgojë një mision në Kosovë, në javën e fundit të muajit prill. Ambasadori i Britanisë, Emir Jones Perry, vendi i të cilit këtë muaj e kryeson Këshillin e Sigurimit, u tha gazetarëve se ambasadori i Belgjikës në Kombet e Bashkuara, Johan Verbeke do ta drejtojë delegacionin. Ambasadori i Rusisë, Vitaly Churkin shprehu kënaqësinë që Këshilli i Sigurmit e pranoi propozimin e Moskës për dërgimin e këtij misioni.
- Ne presim që ky mision do të shkoj para fundit të muajit. Ne presim të marrin informacione nga sekretariati i Kombeve të Bashkuara për implementimin e Rezolutës 1244, para se misioni të niset nga Nju Jork, tha ambasadori Churkin. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë nga Nju Jorku, Nik Krastev raporton se tre anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Shtetet e Bashkuara, Birtania dhe Franca e mbështesin propozimin e Marti Ahtisaarit që Kosovës ti jepet pavarësi e mbikëqyrur. Rusia dhe në një masë edhe Kina kanë vërejtje ndaj rekomandimeve të Martti Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG