Ndërlidhjet

VJENË


Kancelari i Austrisë, Alfred Gusenbauer po punon me Serbinë për arritjen e marrëveshjes që Kosovës do ti jepte pavarësi, në mënyrë, që kjo do të ishte e pranueshme edhe për Beogradin. "Ne po punojmë me Boris Tadiqin dhe me njerëzit e tij për të gjetur mënyrën për implementimin e esencës së planit të Ahtisaarit", i tha zoti Gusenbauer agjencisë Reuters. "Me gjasë, pjesa e veriut të Kosovës do të zhvillohej në mënyrë të ngjashme sikur që Tiroli Jugor ishte zhvilluar në të kaluarën në Itrali", tha kancelari Gusenbauer. Ai mëtutje tha se nuk pret që Rusia ti vërë veto planit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Kancelari austriak, Alfred Gusenbauer i këshilloi Shtetet e Bashkuara që të mos shpejtojnë që njëanshëm ta njohin pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG