Ndërlidhjet

LONDËR


Magnati rus, Boris Berezovsky ka ftuar për përmbysjen e regjimit të Vlladimir Putinit në Rusi. Në një intervistë për të përditshmen londineze, Guardian, zoti Berezovsky, që ka azil politik në Britani, tha se po synonte nxitjen e një revolucioni dhe se forca është e nevojshme për ta ndryshuar regjimin në Rusi. Më vonë, duke e shpjeguar këtë deklaratë, ai tha se nuk propagon dhunë. Rusia ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate.
XS
SM
MD
LG