Ndërlidhjet

MOORE:"UASHINGTONI DHE LONDRA DO TË PRIJNË NË NJOHJEN UNILATERALE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Ka analistë dhe zyrtarë në Perendim që thonë se "disa në Serbi dëshirojnë trazira të shqiptarëve në Kosovë që pastaj të thonë se kanë pasur të drejtë kur kanë sinjalizuar bashkësinë ndërkombëtare për kërcnimin nga terorizmi". Si i komentoni ju këto prononcime?

PATRICK MOORE
Kjo është diç që nuk befason. Është e ditur se propagandistët zyrtarë serbë gjatë kohës së Millosheviqit dhe pas Millosheviqit kanë synuar që para botës shqiptarët t'i portretojn si gangasterë, shitblerës të drogës dhe terroristë. Synimi i gjithë kësaj është porosia se vetëm Serbia di t'i mbajë ata nën kontrroll. Ditë më parë korrespondenti i gazetës "Frankfurter Algemajne Cajtung" që shumë vite punon në Beograd dhe që nuk konsiderohet anti serb tha se kjo është thënë hapur në disa qarqe qeveritare dhe rrjedhimisht ajo që ju cituat është pasqyrë e të menduarit të disa zyrtarëve në Beograd.

RADIO EVROPA E LIRË
Po a është atëherë kjo një nga shkaqet që Beogradi dhe Moska insistojnë për vazhdimin e bisedimeve dhe zhagitjen e definimit të statusit?

PATRICK MOORE
Kjo është pjesërisht një nga shkaqet e kësaj dhe pikërisht këtë e ka sugjeruar korrespondenti gjerman në Beograd që e citova më lartë. Duke zhagitur çështjen dhe duke luajtur me nervat e njerëzve në Kosovë supozohet të provokohet ndonjë reagim i marrë i disave njerëzve në Kosovë. Por, ka edhe një shkak dhe ai konsiston te supozimi i disave në Beograd se faktorët e jashtëm do të lodhen dhe humbin interesimin për Kosovën dhe si rrjedhim do të braktisin Ballkanin. Kjo është një pikëpamje shumë cinike. Këtë dikush mund ta dëshiroj, por nuk më duket botëkuptim intelegjent për këdo që ka ndjekur politikën e perendimorëve në Ballkan në 10 ose 20 vitete e fundit.

RADIO EVROPA E LIRË
A ka ndonjë opcion tjetër për definimin e statusit nëse Rusia në fund të procesit shfrytëzon të drejtën e vetos në Këshillin Sigurimit?

PATRICK MOORE
Këshilli i Sigurimit duke pasur parasysh rezolutën 12-44 gjithsesi është një faktor shumë i rëndësishëm. Megjithate duhet qenë realist, sepse Kombet e Bashkuara nuk janë një qeveri botërore dhe kurrë nuk do të jenë, sepse bota përbëhet nga shtetet sovrane që nuk janë të gatshme Organizatës Botërore t'i japin atributet e sovranitetit. Mund ta shihni edhe në rastin e Bashkimit Evropian se përpjekjet për të formuar një lloj qeverie qendrore kanë dështuar sepse shumë vende nuk janë të gatshme të heqin dorë nga sovraniteti kombëtar. Sa i përket Rusisë vështirë është të parashihet se si do të veprojnë ata, përkatësisht nëse do të shfrytëzojnë ose jo veton. Ata janë duke bërë një lojë fjalësh me shumë ambivalencë nga e cila synojnë të përfitojnë. Pos shfrytëzimit ose jo të vetos ekziston edhe mundësia e abstenimit. Por duhet thënë madje edhe nëse në Këshillin e Sigurimit nuk do të arrihet asgjë, shtetet e caktuara kanë mundësinë që në formë unilaterale të njohin pavarsinë e Kosovës. Unë mendoj dhe shpresoj se vendi i im, përkastësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleati i ynë më i ngusht Britania e Madhe duke ndarë vlerat e përbashkëta për ate se çfarë është e drejtë ose e gabuar dhe traditën e përbashkët të pragmatizmit do të marrin rolin prijës në njohjen e pavarësisë së mbështetur në të drejtën e vetvendosjes dhe të pushtetit të shumicës.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG