Ndërlidhjet

NJU JORK


Sot përfundon në Nju Jork konferenca kushtuar tranzicionit në Kosovë. Konferenca është fokusuar në 120 ditët e para, pas marrjes së vendimit për statusin. Gjatë kësaj kohe, që parashihet dhe nga plani i Ahtisarit, do kalojnë përgjegjësitë nga UNMIK-u tek institucionet vendore si dhe do vendoset misioni i ri evropian në Kosovë.
Në ditën e djeshme foli dhe ish presidenti amerikan Bill Klinton, derisa në ditën e parë kishte folur dhe nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Bërns.
Kosova përfaqësohet nga ekipi i unitetit dhe përfaqësues të bashkësive etnike.
Konferenca organizohet nga Rockfellers Brothers Fund.
XS
SM
MD
LG