Ndërlidhjet

NJU JORK


Sot përfundon në Nju Jork konferenca kushtuar tranzicionit në Kosovë. Konferenca është fokusuar në 120 ditët e para, pas marrjes së vendimit për statusin.
Në konferencën e organizuar nga Rockfellers Brothers Fund, Kosova përfaqësohet nga Ekipi i Unitetit dhe përfaqësues të bashkësive etnike.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, tha se konferenca ka pasur sukses të plotë. Thaçi tha se vëmendja e konferencës është fokusuar në hapat e mëtejmë që do të marrin institucionet dhe politika kosovare, për implementimin e angazhimeve të përbashkëta në nxjerrjen e Kushtetutës së re, simboleve, legjislacionit të duhur dhe integrimin e pakicave, veçanërisht të serbëve, në institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG