Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq e ka përshëndetur mbrëmë planin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës, duke vlerësuar se Kosova nuk mund të krahasohet me "konfliktet e ngrira" në rajonin e ish Bashkimit Sovjetik.
Në njoftimin nga presidenca thuhet se pas takimeve me zëvendës kryenegociatorin, Albert Rohan dhe me dy ministrat e qeverisë së Kosovës, Blerim Kuçi dhe Jonuz Salihaj, Mesiq ka përkujtuar në "veçorinë e pozitës kushtetuese juridike të Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë, gjë që e bën të pabazë krahasimin e Kosovës me të ashtuquajturat konflikte të ngrira.
Rohan ka thënë se në bazë të planit të Ahtisaarit, i cili parasheh pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, pakica serbe do të fitojë të drejta të paprecedent në botë, por ka shtuar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës aktualisht refuzojnë që "në çfarëdo mënyre të marrin pjesë në përpjekjet për përcaktimin e statusit final të Kosovës".
Ministrat kosovarë kanë marrë pjesë në një takim të përfaqësuesve të rajonit.
XS
SM
MD
LG