Ndërlidhjet

MOSKË


Policia ruse ka arrestuar më shumë se 100 aktivistë të opozitës, në përpjekje për të penguar marshimin e protestuesve nëpër Moskë në shenjë kundërshtimi ndaj ngulfatjes së demokracisë nga presidenti Putin.
Zëdhënësi i policisë Viktor Biryukov tha se 170 veta u arrestuan për pjesëmarrje në protesta të pa lejuara.
Në mesin e të arrestuarve raportohet se është edhe
Gary Kasparov, udhëheqës i opozitës dhe ish kampioni botëror të shahut. Kasparov së bashku me udhëheqësin tjetër të opozitës, ish kryeministrin Mihail Kasyanov do të drejtonin mbështetësit e tyre në një marshim në rrugët e Moskës.
Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë njoftuan se rreth 1.000 demonstrantë janë tubuar në një pjesë tjetër të Moskës.
XS
SM
MD
LG