Ndërlidhjet

LONDËR


Ministrja e Jashtme britanike i ka cilësuar si të gabuara thirrjet për rrëzim me forcë të qeverisë në Rusi. Komentet erdhën pas deklaratave të miliarderit rus, Boris Berezovski se po punon për organizimin e një revolucioni që do rrëzonte presidentin Vladimir Putin.
Berezovski jeton në Britani me status të refugjatit politik, që e mori pas kontradiktave me Kremlinin.
Berezovski në një intervistë për mediat britanike tha se forca është e nevojshme të përdoret për të ndryshuar regjimin në Rusi. Ai shtoi se është në kontakt me njerëz brenda klasës drejtuese ruse që mbështesin vizionin e tij për ndryshime.
XS
SM
MD
LG