Ndërlidhjet

ZAGREB


Zëvendës kryenegociatori i KB, Albert Rohan, ka pranuar se bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit për të ardhmen e Kosovës "fatkeqësisht nuk kanë qënë të suksesshme", dhe ka vlerësuar se palët se qëndrimet e palëve kanë qenë të papajtueshme. Rohan tha se delegacioni kosovar megjithate ka treguar "pak më shumë" fleksibilitet dhe konstruktivitet, ndërsa pala serbe nuk ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim.
Gjendja aktuale në Kosovë nuk është e qëndrueshme dhe zgjidhja duhet vendosur shpejt, sepse refuzimi i planit të Ahtisaarit sjell rrezik për destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, ka thënë Rohan në një takim diskutim për stabilizimin e rajonit dhe statusin e Kosovës, që u mbajt në Zagreb.
Mbrëmë, presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq e ka përshëndetur planin e Martti Ahtisaarit, duke shtuar se Kosova nuk mund të krahasohet me "konfliktet e ngrira" në rajonin e ish Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG