Ndërlidhjet

MOSKË


Miliarderi rus Boris Berezovski i ka sqaruar komentet e djeshme të bëra në shtypin britanik, ku thirrje për përmbysjen e presidentit rus Vladimir Putin.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Berezovski i cili jeton në ekzil në Londër, tha se regjimi në Rusi është "kriminal" dhe është e pamundur të ndryshojë me zgjedhje.
Ai tha se me forcë ka nënkuptuar protestat masovike të ngjashme me ato në Gjeorgji dhe Ukrainë.
"Kjo është ajo që ndodhi në Ukrainë dhe në Gjeorgji. Kjo është mënyra, me të cilën unë e nënkuptoj përmbysjen e detyrueshme të autoriteteve, që me forcën e detyrueshme të rrugëve të ndryshohet regjimi", tha Berezovski.
Vërejtjet e tij nxitën kundërthënie. Sekretarja e Jashtme britanike Margaret Beckett tha sot se "i vjen keq" për komentet e tilla, të cilat u quajti të gabuara.
XS
SM
MD
LG